HomeKryesoreMesazhet fyese ndaj qytetarëve nga numri i Ilir Metës, reagon presidenca: Ndjesë!...

Mesazhet fyese ndaj qytetarëve nga numri i Ilir Metës, reagon presidenca: Ndjesë! E bëri Rilindja

spot_img

Presidenca ka ngritur akuza se disa persona kanë përdorur numrin e telefonit të Ilir Metës për të kërcënuar dhe fyer qytetarët.

Me anë të një deklarate për mediat, zëdhënësi Tedi Blushi,  u shpreh se për këtë skandal do të kërkohet një hetim i menjëhershëm edhe ndërkombëtar.

Celulari i Presidentit Ilir Meta është hakëruar dhe në emër të tij shumë qytetarë dhe jo vetëm kanë marrë mesazhe fyese e kërcënuese

Sipas presidencës, përgjëgjës për këtë gjë janë banditët e Rilindjes që sipas tij po tentojnë të cënojnë imazhin e Presidentit Meta.

“Dënojmë me forcë konsumimin e veprës penale të keqpërdorimit të mesazheve telefonike, gjoja në emër të kreut të shtetit nga disa persona të identifikuar, që sipas të dhënave të siguruara, kanë dërguar këto ditë mesazhe me përmbajtje fyese dhe kërcënuese në adresë të disa qytetarëve. Këto akte të dëshpëruara kanë për autor të gjithë ata që blenë dhe i vodhën mandatet më 25 prill dhe tani nuk po i gëzojnë dot. Duke i kërkuar ndjesë të gjithë qytetarëve që kanë marrë mesazhe të tilla gjoja në emër të presidentit, ju lutemi të na vini në dijeni menjëherë. Për këtë skandal kriminal dhe të dënueshëm ligjërisht të keqpërdorimit të numrit personal të telefonit të presidentit, do të kërkohet një hetim i menjëhershëm edhe ndërkombëtar”.

Më tej, Blushi u shpreh se këto mesazhe kanë vetëm një përgjegjës, organizatën e Rilindjes, siç ai e quajti.

Reagimi i plotë

Në emër të Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta dënoj me forcë konsumimin e veprës penale të keqpërdorimit të mesazheve telefonike, gjoja në emër të Kryetarit të Shtetit, nga disa persona të identifikuar, që sipas të dhënave të siguruara, kanë dërguar këto ditë mesazhe me përmbajtje fyese dhe kërcënuese në adresë të disa qytetarëve.

Këto akte të dëshpëruara, kanë autorësinë e atyre të cilët i blenë dhe i vodhën mandatet e deputetëve më 25 Prill dhe tani nuk po i gëzojnë dot.

Duke ju kërkuar ndjesë të gjithë qytetarëve, të cilët kanë marrë mesazhe të tilla, ju lutemi të na venë dijeni menjëherë.

Për këtë skandal kriminal të keqpërdorimit të numrit të Presidentit të Republikes do kërkohet hetim i menjëhershëm edhe ndërkombëtar, pasi nëse institucionet tona do të ishin funksionale askush nuk do të guxonte të bënte akte të tilla të çmendura dhe të dënueshme ligjërisht, që mund të venë në rrezik serioz edhe sigurinë kombëtare të Republikës së Shqipërisë, vend anëtar i NATO-s.

Falenderojmë ish-kryetarin e Bashkisë Berat, z.Petrit Sinaj, ish-kryetarin e Bashkisë Skrapar z.Nesim Spahiu, deputetin Lefter Maliqi, ish-deputeten Silva Caka dhe shumë të tjerë, që na informuan menjëherë.

Edhe njëherë ju kërkojmë ndjesë të gjithë qytetarëve për shqetësimet, që u kanë krijuar mesazhe të tilla, që kanë vetëm një përgjegjës: Organizatën Rilindja.

Është pikërisht kjo organizatë, që në mënyrë mafioze dhe të paligjshme rrëmbeu të dhënat personale të të gjithë qytetarëve për qëllime survejimi politik elektoral dhe shantazhimi.
Kur guxojnë të bëjnë një krim të tillë duke guxuar të fabrikojnë numrin zyrtar të telefonit të Presidentit të Republikës, ç’mund t’u bëjnë këta banditë qytetarëve të thjeshtë?

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular