Pasi mori mandatin e tretë, Edi Rama ka nisur të mendojë për mandatin e katërt. Euforik nga rezultati i 25 Prillit, gjatë bisedës në Opinion ka thënë: “Keni për ta parë, pas katër vitesh Partia Socialiste do të marrë mbi 850 mijë vota. Ne punojmë me shkencë. është shkencë kjo puna e partive. Po ti shikoni ju llogaritë që bëjnë partitë moderne.. Partitë janë makineri. PS është makineri që nuk mundet dot. Mund të mundet, por jo nga këta”
Kjo është hera e parë që Rama pranon se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga politika, ndërsa gjatë intervistave të tjera ka folur për distancimin nga pushteti, apo për një stinë të tretë në jetën e tij pas politikës.