HomeAktualitetSHIFRAT/Djali i Aqif Rakipit merr mandatin e deputetit në Tiranë! I ‘rrëmbeu...

SHIFRAT/Djali i Aqif Rakipit merr mandatin e deputetit në Tiranë! I ‘rrëmbeu karrigen’ kryetarit të PS-së së Tiranës

spot_img

Djali i Aqif Rakipit, Ornaldo Rakipi ka thyer hersin dhe ka fituar mandatin e deputetit të Partisë Socialiste.

Ornaldo Rakipi ka fituar deri më tani 12 760  vota, kur janë numëruar 1243 qendra votimit.

Djali i ish-deputetit të Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet merr një mandate të rëndësishëm, pasi ka ‘rrëmbyer’ karrigen e Ervin Bushatit, kryetarit të Partisë Socialiste të Tiranës.

Për të  thyer hersin e partisë dhe për të fituar mandatin, Ornaldo Rakipit i duheshin 12 603 vota, ndërkohë që kur ka mbetur edhe 2 kuti në Tiranë ai e ka kaluar këtë pritshmëri.

Ervin Bushati, deputeti i dy legjislaturave ishte renditur në listën e Partisë Socialiste në vendin e tretë, dhe ai ka marrë si vota preferenciale 1 867 vota.

Ndërkohë që Ornaldo Rakipi ishte numri 30 në listën e PS-së dhe ka siguruar mbështetjen më të lartë mes socialistëve, duke u renditur si deputeti i tretë më i votuar në PS.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular