HomeKryesoreZgjedhjet e 25 prilli/Luçiano Boçi: Jemi në diktaturë, zgjedhjet nuk ishin të...

Zgjedhjet e 25 prilli/Luçiano Boçi: Jemi në diktaturë, zgjedhjet nuk ishin të lira, votat u blenë

spot_img

Deputeti i dalë nga 25 prilli, Luçiano Boçi, shprehet se nuk ishte në garë me kandidatët e Partisë Demokratike, por me kundërshtarët,  duke shtuar se fitoren e tij nuk e çuan triumf por sfidë.

I ftuar në edicionin e lajmeve me gazetaren Matilda Mcinin, Boçi thekson se është krijuar një situatë absurde, teksa shton se kjo ka ardhur si pasojë e ndryshimeve të bëra në kodin zgjedhor.

“Ishte një sfidë personale, por synimi im kryesor ishte fitorja e Partisë Demokratike. Kodi zgjedhor stimuloi një garë brenda listës së deputetëve dhe që nuk vendosi një kufi të qartë ku kandidati duhet të lobonte partinë dhe ku kandidati duhet të sillej në mënyrë nominale në raport me votuesin. U krijua një lloj kakafonie. Është e metë e kodit zgjedhor që krijon këto moskufijt, ndërkohë që gara është dhe gara nuk ka kufi.

Ky sistem dështoi. Preferoi që ose lista të jetë e mbyllur ose e hapur dhe përplasja të jetë  midis kundërshtarëve. Kur më drejtohet pyetja kë zevëndësove është pyetja më e vështirë që unë nuk dua t’I jap përgjigje. Unë nuk isha në garë me kandidatët e PD-së, por me kundërshtarin tim, unë nuk e çuaj triumf, është një sfidë që kalova. Jemi në një situatë absurde zgjedhore e krijuar nga një kod absurd për të favozizuar partinë në pushtet. Partia Socialiste përfitonte nga sistemi katër deputetë pra, nuk është fituese reale, përfshirë elementë të tjerë nuk kemi fare fitues real, pasi votat janë blerë, janë trysnuar dhe nuk kemi fitues, por PS me mekanizmat e ndryshimeve Kushtetuese luajti gjithçka në favor të vet. U krijua një situatë e pakëndshme.”

Më tej, Boçi tha se në vendin tonë nuk ka zgjedhje të lira dhe sipas tij fuksionon sistemi i blerjes së votës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular