Dibra kësaj here ndonëse nën dhunën e pushtetit dhe presionit mbi administratën e qytetarëve dha leksion demokracie. Dibranët ditën t’i përballojnë me dinjitet presionit dhe të votojnë ndryshimin. E kush më mirë se ata e dinte që çfarë do të thotë të jetosh nën pushtetin e Rilindjes një qeverisje të korruptuar dhe të komanduar nga interesa të zeza. Kush më mirë se dibranët e di se si është që të mos votosh i lirë.
Në zgjedhjet e 25 prillit Dibra pavarësisht tentativës së tjetërësimit të votës nga segmente të mazhorancës ku u përdorën mekanizmat e herëve të tjera, Dibra në shumicë votoi Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën kryeministër. Strukturat e degës së PD, qytetarët dhe kandidatën punuan fort për të arritur këtë qëllim. Njëri prej kandidatëve i cili ëshët dhe sekretar i degës së PD Dibër i cili ka bërë një punë të shkelqyer në terren por edhe më parë në forcimin e strukturave, pas fitores ka shkuar në çdo grupseksion të degës duke takuar dhe falenderuar anëtarësinë për punën e palodhur në arritjen e fitores si dhe duke iu kërkuar që të vazhdohet me Lulzim Bashën deri në çmotimin e plotë të kësaj të keqeje. Zoti Haka ëshët i bindur që PD do ta vërtetojë këtë maskaradë zgjedhore dhe se shumë shpejt ky pushtet i dal nga votat e marra përmes përdorimit të shtrtit dhe bandave do ta ketë jetën e shkurtër.