HomeKronikeDetaje/Tre familjarët nga Gjilani dyshohet se u helmuan nga kërpudhat në Gjirin...

Detaje/Tre familjarët nga Gjilani dyshohet se u helmuan nga kërpudhat në Gjirin e Lalëzit

spot_imgspot_img

Tre anëtarë të një familjes nga Gjilani kanë vdekur në Shqipëri.

Sipas burimeve të Syri Kosova, viktimat dyshohet se janë helmuar nga ushqimi më saktësisht nga kërpudhat që ata i kishin marrë në një mal në Gjirin e Lalëzit në Shqipëri.

Burimet bëjnë të ditur se rasti tragjik i vdekjes së tre anëtarëve ka ndodhur në fillim të kësaj jave

Vdekjen e tre anëtarëve të kësaj familje e ka konfirmuar edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri i cili ka kërkuar nga autoritetet në Shqipëri zbardhjen sa më të shpejt të këtij rasti.

“E nderuar familje Haliti, Me trishtim e mora lajmin për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të tre anëtarëve të familjes suaj, në Shqipëri, Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti.Kjo tragjedi na ka tronditur të gjithëve dhe apeli im është që të ndriçohet rasti sa më parë nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë. Familje e dashur Haliti, ju lus që të bëheni të fortë për ta përballuar këtë tragjedi që na tronditi të gjithë. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, thuhet në telegram.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular