HomeKronikeFOTO/ Ky është Bledar Birçaj i ekzekutuar sot në Vlorë

FOTO/ Ky është Bledar Birçaj i ekzekutuar sot në Vlorë

spot_img

Del dhe fotoja e viktimës së sotme në Vlorë. Bledar Birçaj është ekzekutuar me breshëri kallashnikovi në makinën e tij ‘BMW-X5’, nga persona ende të paidentifiku Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në lagjen ‘Hajro Çakërri’, të qytetit bregdetar.

Pistat e hetimit janë disa, pasi në vitin 2010 Birçaj kishte rrahur një punonjës hipoteke, në vitin 2011 kishte kryer një vrasje dhe kishte shpëtuar pa dënim.

Ndërkaq prej vitesh jetonte në Spanjë dhe ishte kthyer në Shqipëri, vetëm 3 javë para se të ekzekutohej.

Policia Vlorë/ Informacion paraprak

Në lagjen ‘Hajro Çakërri’, Vlorë, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip ’BMW’ me drejtues shtetasin B. B rreth 40 vjeç ,i cili si pasojë e plagëve të marra është transportuar në spitalin e Vlorës, ku dhe ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Vlorë, të Komisariatit të Policisë Vlorë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular