HomeAktualitetJa çfarë pritet të ndodhë në pikat kufitare me Greqinë me 24-31...

Ja çfarë pritet të ndodhë në pikat kufitare me Greqinë me 24-31 maj

spot_img

Greqia mund të ndërmarrë një hap të rëndësishëm për shqiptarët në prag të sezonit turistik. Sikundër mësohet nga burime mediatiek, Greqia pritet të heqë kufizimet në datat midis 24 dhe 31 maj, në të gjithë pikat me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë.

Kushti do të jetë që në çdo rast kalimi, të vaksinuarit duhet të kenë të printuar vërtetimin e vaksinës nga e-albania, ndërsa të tjerët duhet të kenë me vete testin e PCR.

Ndërsa në datën 14 maj do të bëhet hapja e turizmit ku do të përfshihet lejimi në pikat e kufirit për vendet e Europës.

Sot u urdhëruan drejtoritë e policisë në zonat kufitare që të dërgojnë forca shtesë në këto pika.

Ende nuk është vendosur nëse doganat do të punojnë 24 orë apo do të mbyllen në orën 22:00.

Mësohet se lëvizja do të jetë e lirë për të vaksinuarit me çdo vaksinë të aprovuar, por nuk përjashtohet vaksina kineze dhe ruse.

Ata që nuk kanë marrë 2 doza të vaksinës duhet të bëjnë test PCR për të kaluar kufirin.

Numri i kufizuar e personave që lejohet të hyjnë në Greqi çdo ditë ka bërë që shumë qytetarë të mos gjejnë mundësi në sistemin e PLF për të aplikuar.

Në mënyrë që të mos djegin rezultatet e testeve anti Covid shumë devijojnë lëvizjen drejt Maqedonisë apo aeroportit, por pritet që situata të përmirësohet në rast se qeveria greke vendos të hapë turizmin dhe të hapë kufirin me shtetet e tjera.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular