Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në Elbasan.
Korrespondenti i Panorama raporton se të shtënat janë shënuar në lagjen “Skënderbej” dhe konfirmohet e është qëlluar në drejtim të një personi, i cili ka ndërruar jete.
Policia dhe grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe janë duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 20:10, në lagjen “Skënderbe”, Elbasan, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri në mjet shtetasi E.Ç, rreth 41 vjeç si dhe është plagosur në dorë bashkëshortja e tij shtetasja S.Ç., jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë
rrethuar zonën.
Janë ngritur pika konrolli në hyrje – daljet në qytetin e Elbasanit dhe vijon kontrolli i zonës.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.







