HomeKronikeEMRAT/Mbeti i vrarë në makinë në një atentat, u plagos edhe bashkëshortja

EMRAT/Mbeti i vrarë në makinë në një atentat, u plagos edhe bashkëshortja

Advertismentspot_img

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në lagjen “Skënderbeu”, ku mbeti i vdekur shtetasi Everest Çaka.

Ai ndodhej brenda automjetit të tij kur u qëllua me armë, ndërsa me të ndodhej edhe bashkëshortja, Silvana Çaka. Ajo ka marrë një plumb në pjesën e dorës dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihen motivet e krimit të rëndë.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në lagjen “Skënderbej”, ku mbeti i vdekur shtetasi Everest Çaka.

Nga ngjarja ka mbetur e plagosur lehtë në dorë edhe bashkëshortja e tij, Silvana Çaka, e cila udhëtonte në mjet me bashkëshortin.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 20:10, në lagjen “Skënderbe”, Elbasan, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri në mjet shtetasi E.Ç, rreth 41 vjeç si dhe është plagosur në dorë bashkëshortja e tij shtetasja S.Ç., jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë
rrethuar zonën.

Janë ngritur pika konrolli në hyrje – daljet në qytetin e Elbasanit dhe vijon kontrolli i zonës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular