Mësohen detaje të reja nga atenati në Elbasan. Raportohet se 41 vjeçari, Everest Çaka është vrarë me armë me silenciator mbrëmjen e sotme në Elbasan.
Mësohet se kanë qenë 2 persona që e kanë qëlluar, të cilët ende nuk janë identifikuar.
Ndërkohë, vetëm pak minuta pasi krimit, është gjetur një automjet duke u djegur në Kavajë.
Bëhet fjalë për një automjet tip “Benz” që dyshohet të jetë përdorur nga autorët e krimit.
Gruaja kërkoi ndihmë
Ka qenë gruaja e viktimës që e alarmuar ka dalë me shpejtësi nga makina duke kërkuar ndihmën e banorëve të zonës për të njohur policinë dhe ambulancën, që pavarësisht përpjekjes nuk arritën që të mbanin në jetë bashkëshortin e saj.
Disa prej banorëve të zonës thanë se nuk kishin dëgjuan të shtëna duke shtyrë hetuesit të dyshojnë se ekzekutimi është kryer me silenciator.







