Katër persona të infektuar me koronavirus ka humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, duke e çuar në 2 420 numrin total të viktimave që nga fillimi i pandemisë.
Sipas raportit zyrtar, 3 nga viktimat ishin nga Tirana dhe 1 nga Shkodra.
“ME GJITHË PËRPJEKJET E STAFIT MJEKËSOR BETEJËN ME COVID19 NUK E KANË FITUAR 4 QYETETARË: 3 QYTETARË NGA TIRANA, 1 QYTETAR NGA SHKODRA, TË MOSHAVE 64-78 VJEÇ. MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE I SHPREH NGUSHËLLIMET FAMILJES.”, RAPORTON MINISTRIA E SHËNDETËSISË.
Numri i infeksioneve ka regjistruar sërish rritje, ku nga 30 që ishin dje, sot u regjistruan 50 të infektuar.
Ministria e Shëndetësisë njofton se janë kryer 2956 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 50 qytetarë.
“RASTET POZITIVE TË KONFIRMUARA JANË IDENTIFIKUAR NË KËTO BASHKI: 13 RASTE NË TIRANË, 5 RASTE NË SHKODËR DHE DEVOLL, 4 RASTE NË VLORË DHE SKRAPAR, 3 RASTE NË SARANDË, 2 RASTE NË KUKËS, POGRADEC, DROPULL, 1 RAST NË FIER, KORÇË, ELBASAN, LEZHË, HAS, KAVAJË, MIRDITË, TROPOJË, MALLAKASTËR DHE KOLONJË.”
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.







