HomeAktualitetFiter Bajrami, Ambasadat e SHBA dhe BE: Urojmë që ky vit të...

Fiter Bajrami, Ambasadat e SHBA dhe BE: Urojmë që ky vit të sjellë shëndet të mirë dhe gëzim në familjet e të gjithëve!

spot_img

Ambasada e SHBA në Tiranë uron të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Fiter Bajramit.

Ambasada shkruan në një mesazh në “Facebook” se kjo festë shënon kulmin e Ramazanit, një muaj në të cilin shumë përjetojnë domethënie, perceptim dhe frymëzim nëpërmjet agjërimit, lutjes dhe bamirësisë.

“Në emër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, dërgojmë urimet më të mira të gjithë atyre që festojnë sot Fiter Bajramin. Kjo festë shënon kulmin e Ramazanit, një muaj në të cilin shumë përjetojnë domethënie, perceptim dhe frymëzim nëpërmjet agjërimit, lutjes dhe bamirësisë. Ndërsa e gjithë bota është bashkuar në përballjen me sfidën e COVID-19, ne shpresojmë dhe urojmë që ky vit të sjellë shëndet të mirë dhe gëzim në familjet e të gjithëve! Gëzuar Bajramin!”, thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane.

 

 

Ndërkohë, besimtarët myslimanë i ka uruar edhe Ambasada e Bashkimit Evropian në Tiranë, teksa shkruan në një mesazh në “Facebook”: “Gëzuar Fiter Bajramin 🕌 të gjithë besimtarëve myslimanë shqiptarë 🇦🇱! Urojmë që sakrificat dhe përkushtimi gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit të sjellin shëndet dhe lumturi për ju dhe familjet tuaja!”

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular