HomeKronikeVrasja e Elbasanit, eksperti i sigurisë: Nëse vrasësit nuk do ishin profesionistë,...

Vrasja e Elbasanit, eksperti i sigurisë: Nëse vrasësit nuk do ishin profesionistë, do kishte…

Advertismentspot_img

Eksperti i Sigurisë, Ergys Muzhaqi në një lidhje me skype mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në Top Channel, tha se atentatet po bëhen më “vandale dhe terroriste pasi kanë një sofistikim të paparë”.

Duke komentuar vrasjen në Elbasan, Muzhaqi u shpreh se gjendja do të ishte më e rënduar nëse s’do të kishte vrasës profesionistë dhe do të dilnin në rrugë të gjithë anëtaret e bandave. Sipas tij anëtarët e zakonshëm të bandave nuk dinë të përdorin armët, ndaj viktimat dytësore mund të ishin shumë më tepër.

“E ndalura, prita që kanë zënë,  qitja në një kënd të pjerrët pa prekur pasagjerin….siç ju thashë nuk mund të përjashtohet mundësia që kanë qenë të përgatitur.

Nuk janë detyrimisht anëtarë të Forcave Speciale. Kjo mënyrë ndryshimi e hakmarrjes që është bërë goxha goditëse mes bandave ka një vëzhgim të dhimbshëm, pasi ata kanë një sofistikim shumë të paparë. Të paktën tani po përdorin profesionistë precizë. Nëse do të dilnin të gjithë anëtaret e bandave, ku shumica nuk dinë të përdorin armët, viktimat dytësore mund të ishin shumë më tepër”, tha ai.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular