HomeKronikeFOTO/ Makina përfundoi në kanalin me ujë, kush janë dy viktimat e...

FOTO/ Makina përfundoi në kanalin me ujë, kush janë dy viktimat e aksidentit tragjik

Advertismentspot_img

Një aksident i rëndë u shënua ditën e sotme rreth orës 13:20, në rrugën dytësore Kolonjë-Bubullimë, ku një automjet doli nga rruga dhe përfundoi në kanalin e mbushur me ujë, duke shkaktuar dy viktima.

Më poshtë janë edhe fotot e  dy viktimave të aksidentit, respektivisht Aurora Basha rreth 20-vjeçe dhe Xhezmi Oshafi, 68 vjeç

Siç edhe është bërë e ditur makina me të cilën kanë qenë duke udhëtuar personat ka përfunduar e përmbysur në kanalin e mbushur me ujë, duke e bërë thuajse të pamundur daljen e tyre nga mjeti.

Njoftimi i plotë

Informacion paraprak

Sot rreth orës 13:20, në rrugën dytësore Kolonjë-Bubullimë, në urën e fshatit Bubullimë, automjeti tip “Toyota” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi Xh. O., 68 vjeç, banues në Berat, dhe një shtetase ende e paidentifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular