Katër ditë më parë policia greke u vu në ndjekje të tre personave në Athinë, të cilët pasi kishin vjedhur një makinë, thyhen xhamin e një dyqani telefonësh duke grabitur rreth 3000 euro mall.
Sipas autoriteteve greke 3 autorët me origjinë shqiptare, për të shmangur arrestimin e tyre sulmuan edhe efektivët e policisë, por pa rezultat
Ata u ndoqën nga efektivët për 20 minuta nëpër rrugët e Athinës, të cilët më pas u vunë nën prangat e policisë greke
“Njëri prej tyre hodhi kolegun tim nga motori, si rezultat i së cilës iu rrezikua jeta”, dëshmoi një nga oficerët e policisë, i cili arrestoi autorët.
Sipas dosjes hetimore, të siguruar nga media greke “Protothema.gr” gjithçka ndodhi katër ditë më parë, kur oficerët e policisë së ndërhyrjes së shpejtë, duke kaluar nëpër kryqëzimin e rrugëve Petras dhe Nafplio në qendër të Athinës, vunë re një automjet me tre persona që bënin lëvizje të dyshimta. Menjëherë efektivët e policisë u vunë pas për të ndaluar automjetin me 3 shqiptarët brenda që të kryenin kontrollin ndaj tyre, por drejtuesi i mjetit rriti shpejtësinë për t’i shpëtuar ndjekjes së forcave blu.
Pesë minuta më vonë, forcat e policisë gjetën të parkuar në një nga rrugët e kryeqytetit të njëjtën makinë që i ishin vënë në ndjekje. Pas një kontrolli, policia pa të autorët duke vrapuar, për të kaluar mbi linjat e trenit në Stamboll dhe Pagesou.
Një nga autorët sulmoi një oficer policie që ishte me motor, duke e hedhur atë për tokë. Edhe shqiptari tjetër nuk iu bind efektivit të policisë, duke e kundështuar këtë të fundit me dhunë.