HomeKronikeU ekzekutua pranë servisit të të vëllait, dy vite më parë iu...

U ekzekutua pranë servisit të të vëllait, dy vite më parë iu zhduk pa gjurmë kushëriri i 38 vjeçarit

spot_img

Për fisin Troqe në Vlorë, ekzekutimi gjatë mbrëmjes së sotme i Delonit, 38 vjeç, thellon tragjedinë, pasi dy vite më parë u zhduk pa gjurmë edhe një tjetër pjesëtar i tyre dhe që prej atëherë nuk dihet asgjë për të.

Ervis Troqe, sapo ishte kthyer nga Belgjika bashkë me shtetasin Albano Xhaferri, 34 vjeç.

Pas kthimit, Albano i kishte thënë të atit se kishte ardhur pasi kishte mall për dy fëmijët dhe gruan e tij. Por që prej 18 qershorit 2018, familjarët e tij nuk kanë asnjë të dhënë për fatin e tij.

Siç shprehet i ati, Lutfi Xhaferri, djali ka dalë nga banesa pas një telefonate nga një i njohur i tij. Aty ka të dhëna se telefonuesi e ka marrë me mjetin e tij 34-vjeçarin dhe më pas nuk dihet asgjë se çfarë ka ndodhur.

Familjarë të të riut kanë bërë tetë ditë më pas denoncimin për zhdukjen, ndërsa Policia, sipas të dhënave, e ka identifikuar dhe shpallur në kërkim personin me të cilin u largua 34- vjeçari.

Rreth 20 ditë pas kësaj ngjarjeje, është zhdukur në rrethana ende të paqarta edhe shoku i tij me të cilin ishin kthyer së bashku nga Belgjika, shtetasi Ervis Troqe.

Edhe familjarët e këtij të fundit kanë kryer denoncim për zhdukjen e tij, por deri më tani nuk ka asnjë të dhënë. Policia ka nisur hetimet ku nuk përjashton si pistë e mundshme as konfliktet e të rinjve me persona të tjerë në shtetin belg.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular