HomeAktualitetFOTOT/Yuri Kim nxjerr pamjet nga vizita në Tropojë, ulet këmbëkryq dhe pi...

FOTOT/Yuri Kim nxjerr pamjet nga vizita në Tropojë, ulet këmbëkryq dhe pi raki

spot_img

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka zhvilluar një tur në veri të Shqipërisë, ku është ndalur edhe në Tropojë.

Rreth vizitës në qytetin e Bajram Currit, diplomatja e SHBA ka publikuar disa pamje të veçanta, ku shihet duke pirë raki dhe duke shijuar performancën e Ansamblit Dardania.

Përmes një postimi në Instagram, kryediplomatja amerikane shkruan se njerëzit në veri janë vërtetë fisnikë.

Ambasadorja, e ka cilësuar si të ngrohtë udhëtimin në Tropojë, dhe premton se do të rikthehet.

“Është e vërtetë ajo që thonë ata për veriun: malet janë madhështore, por njerëzit janë vërtetë fisnikë. Kam vizituar me studentët në #BajramCurr të cilët po marrin pjesë në “English Empowers All Tropojans”, organizuar nga Shoqata Alpin me ndihmën e @peacecorpsalbaniaVullnetarët PJ dhe Neda Jahangiri.

Piva raki me Catherine Boehn dhe miqtë e tjerë të cilët po promovojnë turizmin miqësor me mjedisin në vendet malore të Shqipërisë. E mbylla vizitën time me një performancë nga Ansambli Dardania, që kërceu me një pasion të paharrueshëm. Faleminderit qytetarëve të Bajram Currit për pritjen tuaj të ngrohtë në udhëtimin tim të parë, përfundimisht nuk do të jetë i fundit. Shihemi së shpejti!”, shkruan ambasadorja.

Vizita e Kim në “shtëpinë” e Sali Berishës, vjen pas shpalljes “non grata” të këtij të fundit.Yuri Kim nxjerr pamjet nga vizita në Tropojë, uletYuri Kim nxjerr pamjet nga vizita në Tropojë, uletYuri Kim nxjerr pamjet nga vizita në Tropojë, uletYuri Kim nxjerr pamjet nga vizita në Tropojë, uletYuri Kim nxjerr pamjet nga vizita në Tropojë, uletYuri Kim nxjerr pamjet nga vizita në Tropojë, ulet

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular