HomeOP EDHumbi Lulzim Basha apo shqiptarët një mundësi për t'u qeverisur më mirë?!

Humbi Lulzim Basha apo shqiptarët një mundësi për t’u qeverisur më mirë?!

spot_imgspot_img
Nga Hari Imeri
Kreu i PD Delvine
Te dashur miq !
Pyetja themelore që duhet të shtrohet sot në çdo nivel diskutimi eshte: “Humbi Lulzim Basha apo ne shqiptarët një mundësi për tu qeverisur më mirë” ?!
Makineria më gjigande e deformimit të vullnetit të votuesve, nuk i hoqi thjeshtë dhe vetëm Lulzim Bashës mundësinë për të drejtuar punët e vendit, ajo i mohoi Shqipërisë mundësinë për të ecur me hapa të sigurt dhe të shpejt për zhvillimin e saj.
1
Shqipëria humbi mundësinë e një qeverisje të përgjegjshme, që do të angazhohej për të ndalur shpopullimin masivë të shkaktuar nga një qeverisje që në 8 vite nuk ndërmori asnjë politikë serioze për punësimin e qytetarëve, alfa për një shtet në zhvillim.
2
Në listën e 500 mijë prindërve shqiptarë, për fatin e tyre priten të shtohen edhe prindër të tjerë që do të përjetojnë dhimbjen e boshatisjes së shtëpive të tyre nga largimi i fëmijëve drejt emigrimit, për një mundësi që do dhe duhet ta kishin në vendin e tyre.
3
Arsimtarët, mjekët dhe infermierët humbën një mundësi për paga më dinjitoze dhe kushte më të mira në punën e tyre. Kjo qeveri dëshmoi se nuk ishte për ta në çdo aspekt, madje jo vetëm rritje page por edhe atë të13-ën ja mohoi edhe orët shtesë po ashtu.
4
Pensionistët veç dhimbjes së shkaktuar nga emigracioni i fëmijëve, humbët një mundësi që pensionet e tyre të rriteshin kënaqshëm, ku lehtësisht të përballonin shpenzimet e tyre në kushte normale për detyrimet e moshës.
5
Fermerët humbën një mundësi që qeverisja e Partisë Demokratike do të angazhohej nëpërmjet fondit 150 milion euro të akorduar për subvencione dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore, mbështetje që do të përmirësonte ndjeshëm ekonominë tyre.
7 milion euro të kësaj qeverie nuk mjaftonin për zhvilliminin e ekonomisë së fermerëve.
6
Rendi dhe siguria në vend për fatin e zi po përjeton shifra krimesh të frikshme, gati bilancë lufte. Partia Demokratike në qeverisjen e vetë burgosi kapot dhe bandat më të rrezikshme në historinë e shtetit shqiptar.
Unë mendoj se nuk humbi Partia Demokratike, por humbëm ne shqiptarët një mundësi për tu qeverisur më mirë, në vendin më të mirë në Europë për nga resurset dhe klimën.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular