HomeAktualitetParalajmërohet lehtësimi i masave anticovid: Komiteti Teknik i Ekspertëve mblidhet...

Paralajmërohet lehtësimi i masave anticovid: Komiteti Teknik i Ekspertëve mblidhet…

spot_img

Ditën e nesërme do të mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve, për të vendosur për masat e reja anti-covid në vendin tonë.

Këtë fakt e konfirmoi ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila paralajmeroi zbutje te masave.

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për lehtësim të masave anti-covid, teksa bëri sërish apel për kujdes. Teksa ka parë nga afër procesin e vaksinimit të punonjësve të transportit urban, Rama tha se jemi në një situatë optimale, por se ende nuk mund të parashikohet dalja nga tuneli. Ai tha se nesër komiteti do të dalë me plan të ri.

“Ajo që unë mund të shtoj është se jemi në një situatë optimale në raport me strategjinë dhe planin e veprimit, por është shumë-shumë e rëndësishme që të mos harrojmë se sidoqoftë nuk kemi parashikueshmëri të plotë me rrugën drejt daljes së plotë nga ky tunel dhe për këtë arsye duhet të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm. Nesër komiteti do dalë me plan të ri, me lehtësim të mëtejshëm të masave dhe ambicia jonë për një sezon më të lirë turistik”, deklaroi Rama.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular