Të premten mblidhet komisioni Hetimor që ka marrë nën hetim Presidentin Ilir Meta dhe pritet t’i dërgojë Kuvendit raportin me propozimin e shkarkimit të Kreut të Shtetit për shkelje të Kushtetutës.
Në edicionin e lajmeve të orës 12:00 në Top Channel gazetari Muhamed Veliu raportoi se votimi i këtij raporti në Kuvend do të bëhet me datë 10 Qershor. Me të gjitha gjasat edhe votimi shkarkimit pritet të ndodhë në të njëjtën seancë.
Javën e ardhshme grupi parlamentar socialist pritet t’i kërkojë Konferencës së Kryetarëve futjen në rend dite për diskutim dhe votim të raportit te Komisionit Hetimor datën 10 Qershor. Kjo datë është dy ditë larg mbajtjes së kongresit të PS-së, si dhe tre ditë larg ditës së mbajtjes së zgjedhjeve për kryetar të PD-së