HomeKronikeFOTO/I akuzuar për disa atentate e plagosje, kush është 'problematiku' nga Laçi...

FOTO/I akuzuar për disa atentate e plagosje, kush është ‘problematiku’ nga Laçi që qëlloi 19-vjeçarin sot në Tiranë

spot_img

Krimi tronditi sërish sot Tiranën, pasi një 19 vjeçar u plagos me armë zjarri në një lokal pranë  Kompleksit Olimpik në rrugën “Liman Kaba”.

I plagosur mbeti një 19-vjeçar i identifikuar si Reginaldo Kaçorri, me origjinë nga Rrësheni, ndërsa autori rezulton një emër i njohur për policinë. Ai është identifikuar nga policia si Klajdi Kodra, 31 vjeç, nga Laçi.

Po kush është Klajdi Kodra?

Ai rezulton emër i njohur për policinë, i dënuar disa herë më parë për veprat penale “plagosje”, “vjedhje”, “Armëmbajtje pa leje”.

Në gusht të 2017, Kodra u arrestua si bashkëpunëtor në atentatin ndaj Loerenc Hoxhës, i cili mbeti i plagosur nga të shtënat. Konflikti ndodhi për hasmëri.

Po ashtu emri i Kodrës del edhe në një plagosje të dyfishtë, të ndodhur në vitin 2010, në rrugën “Vasil Shanto”. Të plagosur asokohe mbetën dy vëllezër, Klajdi dhe Roland Çeço, 25 dhe 27 vjeç.

Ndërkohë, në vitin 2013, në zonën e Liqenit Artificial të Tiranës, Klajdi Kodra është qëlluar me plumb në këmbë, pas një konflikti të çastit.

Më datë 03.08.2016 në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, Kodra ka plagosur, duke e goditur në fytyrë dhe në pjesë të tjera të trupit me sende të forta shtetasin Flamur Cullhaj, 39 vjeç i dënuar më parë. Gjatë konfliktit pati edhe të shtëna me armë në ajër.

I akuzuar për disa atentate e plagosje/ Kush ështëI akuzuar për disa atentate e plagosje/ Kush është

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular