HomeKronikeTë shtëna me armë në Shkodër, raportohet për një person të vdekur

Të shtëna me armë në Shkodër, raportohet për një person të vdekur

spot_imgspot_img

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak para mesnate në Shkodër, ku një person ka humbur jetën.

Gazetarja Dorjana Bezat, raporton për ‘BalkanWeb’, se ngjarja është shënuar në fshatin Bardhaj.

Në afërsi të një kalçetoje, dyshohet se një konflikt për motive të fobëta, shtetasi Mark Kodra 47-vjeç banues në fshatin Bleran Bardhaj, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Emiljano Ndou 25 vjeç, banues në Bleran Bardhaj.

Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale të kryera nga Policia, u bë e mundur identifikimi dhe kapja e brenda pak minutash e autorit të dyshuar të vrasjes. Polica ka sekuestruar armën e zjarrit tip ‘Kallashnikov’ me të cilën dyshohet se autori kreu krimin.

 

 

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular