Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, e ka konsideruar të mrekullueshme, mbështetjen që ka marrë nga demokratët e Dibrës, pas takimit që zhvilloi me ta së fundi për garën për kreun e PD-së dhe garantoi edhe njëherë se “kurrë nuk do dorëzohemi përpara këtij regjimi”.
“Falenderoj me mirënjohje demokratët e Dibrës për mbështetjen e mrekullueshme! – shkroi Basha sot në Fb krahas fotove nga takimi. – Kurrë nuk do dorëzohemi përpara këtij regjimi, sepse betejën për ndryshim nuk e nisëm për veten tonë dhe nuk do e vazhdojmë për veten tonë. Atë e bëjmë për njerëzit, sepse fati i Shqipërisë varet sot nga ne. Të bashkuar do ta fitojmë atë për gjithë shqiptarët!”