HomeKronikeU qëllua me 4 plumba/ Detaje të reja nga atentati ndaj 38-vjeçarit...

U qëllua me 4 plumba/ Detaje të reja nga atentati ndaj 38-vjeçarit në Vlorë

spot_img

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur rreth mesnatës së kaluar në Vlorë.

Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në Kaninë, ku i plagosur ka mbetur një 38-vjeçar. Sipas Top Channel, i plagosuri është shtetasi Edison Begaj, të cilit atentati i është bërë në ambientet e banesës së tij.

38-vjeçari është qëlluar me katër plumba në pjesën e poshtme të trupit, në këmbë, ndërkohë qe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 29.05.2021, rreth orës 23:30, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i plagosur dyshohet me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, shtetasi E. B, 38 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Ende nuk është kapur autori dhe nuk dihet shkaku i plagosjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular