Ekzekutim mafioz në një kafene në Greqi, qëllohet me 8 plumba në kokë 32-vjeçari shqiptar
Një sulm i armatosur ka ndodhur në Sepolia të Athinës, në Rrugën 30 Durrachiou.
Autoritetet greke njoftuan të dielën pasdite se në një kafene në këtë zonë hyri një burrë dhe ekzekutoi me gjakftohtësi një 32-vjeçar, duke e qëlluar atë në kokë 8 herë, dhe më pas u largua.
Sipas informacioneve të para, viktima, me origjinë shqiptare, humbi jetën nga të shtënat, teksa autori dyshohet se ka ikur me taksi.
Pas ngjarjes tragjike, e ëma e 32-vjeçarit ka shkuar në vendngjarje dhe shihet duke qarë, teksa ka akuzuar shqiptarët për vrasjen e të birit.