Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një avion që po udhëtonte drejt Kosovës. Një sherr ka ndodhur mes dy personave në bordin e avionit. Të dy këta persona janë shqiptarë të Kosovës, ndërkohë që në video shihet se përplasja ka qenë shumë e dhunshme.
Sherri ka ndodhur mes vjehrrit dhe dhëndrit të tij ndërsa është dashur ndërhyrja e pasagjerëve të tjerë që sherri të përfundonte
Ndërkohë që personat e tjerë në avion kanë qenë shumë të shqetësuar. Nuk dihet ende nëse dy qytetarët e përfshirë në sherr janë arrestuar nga policia kur avioni ka zbritur në tokë.
Xhandarmëria e aeroportit konfirmoi incidentin për Blick teksa u bë e ditur se dy persona janë arrestuar.
Policia e kantonit të Bazelit njofton se është në dijeni të incidentit, por sipas saj kjo është përgjegjësi e autoriteteve kompetente franceze.Sipas gazetës, ka pasur edhe një konfrontim mes dy familjeve në parkingun në aeroport. Pasi gratë ndërhynë në mosmarrëveshje, policia franceze ndërmori masa.