Nga Agron Haxhimali
Financat vendore- përtej veshtirësit menaxheriale duhet menduar për një qasje më strategjike. Raporti gjetjet dhe zgjidhja?
Por çfarë është me rendesi është fakti që gjetjet e këtij raporti të shërbejnë për të vepruar dhe ndërvepruar vetë bashkia, ministria e financave, qeveria dhe të gjithë aktorët inluencues.
I ftuar në panel ne këtë komference bashkë me kolegë të tjerë njohës të fushës ndër të tjera vura theksin në disa çështje.
– Faktet, shifrat, analiza dhe gjetjet duhet të prodhojnë dokumenta politikash për të përmirësuar situatën jo të shëndetëshme sa duhet në pushtetin vendor, nga qeveria, vetë bashkitë dhe donatorët.
– Financat në dizpozicion të bashkive. Burimet financiare të bashkive si transferta nga qeveria vetëm 1% e PBB nuk mjaftojnë që bashkitë të përmbushin si duhet nivelin e shërbimeve nga ana sasiore dhe cilësore. Kjo bie ndesh me me parimin e mjaftueshmërise.
– Bashkitë mbi këto rezultate edhe nëse nuk justifikohen për disa nga arritjet duhen mirëkuptuar nga rrethanat në të cilën ushtrojnë aktivitetin.
– Këto rrehana kanë ardhur nga faktori politik-natyror- organizativ (kapaciteti manaxherial)
– Stoku i detyrimeve të bashkive:këtu rezultatet janë pozitive, pasi nga 8.2 mld në vitin 2019 në 7.0 mld lek u mbyll viti 2020.(ose 2400 lek për banor në nivel kombetarë). Ky trend duhet të vazhdojë. Unë i qëndrojë idesë që kjo sasi borxhi duhet të meret përsipër nga qeveria.
– Qasja simetrike: ligji organik për vet- qeverisjen vendore 139/2015 përcakton se të gjitha bashkitë pa përjashtim kanë të njënjta funksione, kompetenca dhe përgjegjësi për shërbime publike dhe administrave.
Kjo qasje duhet riparë. Nuk mundet të besojmë që si bashkia Tirane dhe Bashkia Klos janë të dyja njësoj në gjendje të përmbushin të njëjtën liste me funksione. Asimetria ndihmo më mirë.
– Të ardhurat nga taksa ndërtesës. Pse jo aty ku pritej ndryshe? Problemi këtu duhet parë te kadastra fiskale, e cila duhet të ishte përmbyllur, dhe kjo eshte pergjegjsi e qeverise. Por edhe vete bashkia ka shfaqur nivel dinamikë jo të mjaftueshëm. Askush nuk e pengon bashkinë të bëjë verifikimin në terren për të evidentuar ndërtesat dhe të popullojë të dhënat e saj mbi ndërtesat dhe të ketë të lehtë të mbledhë të ardhurat. Agjenti që mbledh këte taksë -sha e ujësjellës kanalizimeve: agjent në varësi të bashkisë. Duhet të rrisë performacën e saj.
– Bashki të mëdha dhe bashki të vogla: e dha reforma efektin e pritshëm? Madhësia e territorit nuk është çelës magjik. Dhe këtë po e shikojmë. Por ajo që mat mirë efektin është trekendeshi, kosto-sherbim- demokraci. Konsolidimi do kohën e vetë. Por kurre nuk është e ndaluar rishikimi dhe vleresimi në interes të qytetarëve.
– Një reforme tjetër për pushtetin vendor. Reformimi i pushtetit vendorë është doktrine. Politika dhe organet ligjëvënëse duhet të kenë një konsensus të gjëre mbi modelin e qeverisjes vendore që i shkon vendit tone, duke mbajtur parasyshë historinë,traditën, kulturën kombëtare, infrastrukurën e të gjitha llojeve, dhe mbi të gjitha larg interesit politik. Pra duhet konsensus nëse duam qeverisje vendore me një nivel- vetem bashki, apo dy nivele- me qarqet që duhet reformuar?
– Për cilin do model, fjala ju takon qytetarëve. Referendumet lokale duhet tju ofrohen qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre.







