HomeAktualitetKryebashkiaku i Tropojës denoncon shkatërrimin e qindra fidanëve në aksin Cërrnicë-Bujan: Kjo...

Kryebashkiaku i Tropojës denoncon shkatërrimin e qindra fidanëve në aksin Cërrnicë-Bujan: Kjo sjelle nuk do të mbetet pa ndëshkuar

spot_img

Kryebashkiaku i Tropojës, Rexh Byberi ka denoncuar me foto dhe video shkatërrimin e qindra fidanëve të mbjellura në aksin rrugor Cërrnicë-Bujan.Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, kryebashkiaku i bën thirrje ograneve të identifikojnë personat të cilët kanë shkatërruar fidanët. Byberi shkruan më tej se kërkon mbështetjen e komunitetit, pasi kujdesi për mjedisin është detyrim moral për të gjithë.

“Kjo sjellje harbute,nuk do mbetet pa u ndëshkuar”, shkruan kryebashkiaku krahas pamjeve.

Postimi i plotë:

E paprecedent! Qindra fidane bliri të mbjella nga Bashkia Tropojë në aksin rrugore Cërrnicë -Bujan janë shkatërruar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Fuqia e paaftësis për tu faktorizuar nuk është argument ky kategorizëm njerzish toksik që shkaktojnë masakra të tilla meriton neveri.

Apeloj organet ligjëzbatuese të identifikojnë urgjent këta tipa me zakonin e shkatërrimit gjithashtu kërkoj mbeshtetjen e komunitetit pasi ruajtja,dhe kujdesi për mjedisin është detyrim moral i të gjithve.

Kjo sjellje harbute,nuk do mbetet pa u ndëshkuar.

Veprime të tilla nuk do jene aspak penges as për mua,as stafin time që të punojmë për Tropojën që duam dhe duhet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular