Kryetari i Bashkisë së Kukësit Safet Gjici pa nga afër sot aksionin e IKMT-së për shembjen e ndërtimeve në qytet për rikualifikimin e tre lagjeve. Gjici deklaroi se do të shemben të gjitha ato ndërtime që janë pa leje ndërsa ata që janë të legalizuar do të shpronësohen.
Ndalur tek furnizimi me ujë, Gjici paralajmëroi rritje të çmimit të tij duke parë edhe mundësitë e qytetarëve. Kjo tha Gjici vjen, pasi drejtoria e Ujësjellësit e cila është me vetëfinancim ka shumë borxhe dhe ka qenë në prag të falimentit.
“Ne kemi kërkuar që ta rrisim çmimin e ujit aq sa kemi mundësi duke parë edhe mundësitë e qytetarëve. Drejtoria e Ujësjellësit ka borxhe dhe ka qenë duke falimentuar. Ajo është me vetëfinancim. Shet ujin dhe paguan rrogat e punonjësve, defektet







