HomeKryesoreVIDEO/ Momenti pikant nga miqësorja Uells-Shqipëri, shikoni pamjet kur mesfushori Kallaku “trullos”...

VIDEO/ Momenti pikant nga miqësorja Uells-Shqipëri, shikoni pamjet kur mesfushori Kallaku “trullos” Bejlin

Advertismentspot_img

Ditën e djeshme, Kombëtarja jonë nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në miqësoren e luajtur në Kardif ndaj Uellsit.

Momentet e mira për kuqezinjtë ishin të pakta, duke nisur nga rasti i artë i Manajt, deri tek një aksion personal i mesfushorit Sherif Kallaku. 23 vjeçari u aktivizua në minutën e 76-të të ndeshjes në vend të Endri Çekiçit, teksa në aq minuta të luajtura arriti të bënte një paraqitje pozitive në pikëpamjen personale.

Pasi merr një top në mesfushë, Kallaku shpërthen bukur duke dribluar kundërshtarin e tij sulmuesin Gareth Bejl i cili doli blof në momentin që tenton t’ia marrë topin. Një aksion i bukur personal nga mesfushori i Lokomotivës së Zagrebit që shikohet si një vlerë e shtuar për Kombëtaren kuqezi.

PANORAMASPORT.AL

 

 

 

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular