HomeAktualitetVarianti indian i Covid i afrohet Shqipërisë, një qytetar i kthyer nga...

Varianti indian i Covid i afrohet Shqipërisë, një qytetar i kthyer nga Iraku rezulton i infektuar në…

spot_img

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rasti i parë me variantin indian të koronavirusit.

Rasti u zbulua te një shtetas që ishte kthyer nga Iraku, ku paraprakisht kishte qëndruar në një spital për dhjetë ditë.

Autoritetet bënë thirrje për qetësi, meqë, sipas tyre, “bëhet fjalë për një rast të izoluar, që nuk ka rrezik për shëndetin publik, pasi personi i infektuar është i izoluar maksimalisht”.

“Menjëherë pasi ka arritur në Maqedoninë e Veriut, pacienti me veturë sanitare është transferuar në spital privat, ku edhe po trajtohet. Gjendja e pacientit është e qëndrueshme dhe nuk paraqet rrezik për përhapjen e këtij lloji të virusit”, tha përmes një deklarate Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, varianti indian i koronavirusit është më i transmetushëm se variantet e tjera.

Ndërkohë, Instituti i Shëndetit Publik i Maqedonisë së Veriut njoftoi se në 24 orët e fundit ka regjistruar vetëm një rast me koronavirus, që është shifra më e ulët që nga paraqitja e rasteve të para në Maqedoninë e Veriut, pranverën e vitit të kaluar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular