HomeKronikeÇfarë po ndodh në Prokurorinë e Tiranës? Japin dorëheqjen dy prokurorët

Çfarë po ndodh në Prokurorinë e Tiranës? Japin dorëheqjen dy prokurorët

spot_imgspot_img

Dy prokurorët, Granit Shahu dhe Anila Galanxhi, kanë dhënë dorëheqjen. Kërkesa për dorëheqje është dorëzuar në organin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) dhe do të shqyrtohet në mbledhjen e radhës, më 18 qershor.

Granit Shahu tentoi të bëhej Prokuror i Përgjithshëm në fund të vitit 2017, por ngeci në Vettingun Parlamentar dhe për pasojë Komisioni i Ligjeve e skualifikoi.

Shahu e ka nisur karrierën si prokuror i Tiranës në vitin 2003. Pas pak viteve është transferuar sërish në Shkodër duke ushtruar profesionin e tij si prokuror.

Me një dekret të presidentit të asaj kohe Bamir Topi, 9 prokurorë lëvizën mes të cilëve edhe Granit Shahu i cili u transferua në Tiranë, duke u rikthyer në prokurorinë e atij rrethi me 6 tetor të 2010-ës. Pas 5 viteve shkëputje nga Shkodra prokurori Shahu rikthehet sërish në këtë qytet, por kësaj here si drejtues i këtij institucioni.

Çfarë po ndodh në Prokurorinë e Tiranës? Japin

Ndërsa Anila Galaxhi e ka filluar karrierën e saj në sistemin e drejtësisë në vitin 2001 si prokurore e Prokurorisë së Vlorës dhe prej vitit 2005, e ushtron funksionin në Prokurorinë e Tiranës. Ajo i sihte nënshtruar procesit të vlerësimit nga Vettingu. Trupa e gjyqtarëve përbëhej nga Brunilda Bekteshi, Etleda Çiftja, Olsi Komici.

Më 21 maj ishte njoftuar seancë dëgjimore me Galanxhin, por ajo u shty. “Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit, znj. Anila Galanxhi (Papa), e përcaktuar për t’u mbajtur në datën 21 maj 2021, ora 14:30, nuk do të zhvillohet,  pasi  subjekti i rivlerësimit ka paraqitur raport mjekësor për arsye shëndetësore. Seanca dëgjimore do të njoftohet sërish në faqen zyrtare të Komisionit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular