HomeKronikeAksident në Pogradec/ Makina përplas 11-vjeçarin, fëmija në gjendje të rëndë në...

Aksident në Pogradec/ Makina përplas 11-vjeçarin, fëmija në gjendje të rëndë në spital

spot_img

Një aksident ka ndodhur sot pasdite në aksin Pogradec-Lin, në vendin e quajtur ndryshe “Guri i Kuq”.

45-vjeçari me inicialet F.C.,  duke drejtuar automjetin tip “Hyundai”, ka aksidentuar të miturin J. H., 11 vjeç.

Ndërkohë nga spitali Pogradec konfirmohet për gazetën “Panorama” se fëmija ka qenë në gjendje shumë të rëndë dhe i intubuar është nisur drejt Tiranës. Ndërkaq policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit.

Njoftimi i Policisë

Mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor Pogradec-Lin, pranë vendit të quajtur “Guri i Kuq”, shtetasi F. C., 45 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai”, ka aksidentuar këmbësorin J. H., 11 vjeç, banues në fshatin Memëlisht, Pogradec, i cili ndodhet në Spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular