HomeKronikeDetaji MONSTRUOZ/ Bashkëshorti vrasës ndryshon version: Karolina po flinte, e zgjova që...

Detaji MONSTRUOZ/ Bashkëshorti vrasës ndryshon version: Karolina po flinte, e zgjova që ta shikonte që po e mbysja unë

spot_img

Babis Anagnostopulos, 32-vjeçari pilot që vrau të bashkëshorten e tij Karolina dhe u mundua ta fshihte duke sajuar një grabitje, ka ndryshuar sërish version. Mediat greke shkruajnë se Anagnostopulos ka treguar se e shoqja po flinte natën që ndodhi krimi.

Ai a shtuar më tej se e ka zgjuar nga gjumi, në mënyrë që ajo të ishte zgjuar dhe ta shikonte që ishte ai që po e mbyste, duke e bërë ngjarjen akoma më monstruoze

Babis Anagnostopulos u arrestua dy ditë më parë, më shumë se një muaj pasi mbyti të shoqen dhe u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje. Piloti vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin. Ai rrëfeu një histori të sajuar ku përfshiu dhe shqiptarët, por vetëm dy ditë më parë u zbulua se personi që qëndronte pas krimit të rëndë ishte vetë 32-vjeçari.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular