HomeKryesore“EURO 2020/ Italia dhe Belgjika mund të vendosin një rekord të ri,...

“EURO 2020/ Italia dhe Belgjika mund të vendosin një rekord të ri, ja për çfarë bëhet fjalë

spot_img

Italia dhe Belgjika mund të vendosin një rekord të ri fitoresh radhazi në “Euro 2020”. Seria më e gjatë e fitoreve radhazi në kampionatin Europian është 14 dhe mbahet nga Gjermania e Joakim Lëvit, e cila fitoi 10 kualifikueset e Euro 2012, tri ndeshjet e grupit në Europian dhe çerekfinalen në turneun e luajtur në Poloni dhe Ukrainë.

“Pancerat” humbën me Italinë në gjysmëfinale. Belgjika dhe Italia u kualifikuan në “Euro 2020” me rekord fitoresh në grup: 10 nga 10, të cilave u shtohen edhe tri fitoret në ndeshjet e grupit në turne dhe sot janë me 13 fitore. Dhe nëse do të arrijnë që të kualifikohen deri në gjysmëfinale, do të vendosin rekordin e ri. Kevin de Bryjne, njeriu i ndeshjes në fitoren e fundit në grup kundër Finlandës, tha se tani fillon gara e vërtetë për “Djajtë e Kuq”.

“Nuk entuziazmohem shumë për fazën e grupeve. Fazat me eliminim direkt do të jenë ndryshe. E dimë që nuk mund të bëjmë asnjë gabim. Nëse e bën, shkon në shtëpi. Do të përpiqemi që të jemi gati”, tha ylli i Mançester Sitit. “Jam i kënaqur për çmimin individual, por gjëja më e rëndësishme është se si luajmë si skuadër. Unë përpiqem gjithnjë ta përmirësoj ekipin dhe veten”. PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular