Një 44-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali, ndërkohë që ishte duke punuar. Siç raportojnë mediat italiane, ngjarja ka ndodhur aksidentalisht në pyjet e Pescolancianos, ku punëtori shqiptar ishte duke prerë një pemë.
44-vjeçari ishte punëtor i një ndërmarrje pyjore, por ende nuk dihen rrethanat si humbi jetën.
Incidenti u regjistrua mesditën e sotme (23 qershor) rreth orës 12:30, ndërsa për ngjarjen u lajmëruan edhe Trupat Kombëtar të Shpëtimit.
Vendi ku ndodhi ngjarja është shumë larg zonave të banuara, kështu që ndërhyrja e ekipeve të shpëtimit ishte e vështirë dhe ata vetëm sa konfirmuan vdekjen e shqiptarit.
Ndërkohë nga autoritetet po punohet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.







