Organizatorët e Euro 2020 do të ndalojnë vendosjen e shisheve të Heineken pa alkool para lojtarëve myslimanë pasi Paul Pogba hoqi pijen e firmës sponsor i turneut javën e kaluar.
Ylli i Francës dhe Manchester United Pogba, i cili është një mysliman i devotshëm, mori një shishe, ndërsa zhvilloi konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes pas fitores 1-0 të Francës kundër Gjermanisë të martën e kaluar.
Tani skuadrat, menaxherët dhe lojtarët do të pyeten paraprakisht nëse do të kundërshtonin të kishin shishet e Heineken me akool 0.0 në podium për shkaqe fetare, siç zbuloi The Telegraf.
Qëndrimi i Pogba javën e kaluar ndoqi kapitenin e Portugalisë Cristiano Ronaldo duke hequr shishet e Coca-Cola përpara ndeshjes së skuadrës së tij kundër Hungarisë.
Superylli botëror u duk i bezdisur nga prania e pijeve me gaz në tavolinë dhe i zhvendosi në njërën anë, para se të bërtiste ‘Pini ujë!’ te kamera.
Ai më pas e reklamoi një shishe uji dhe e vendosi para vetes për pjesën e mbetur të intervistës, duke mërmëritur ‘Coca-Cola’ me përbuzje të dukshme.







