Janë publikuar pamjet e rëndë, të shembjes së pallatit 12-katësh në Miami, ku të paktën 51 persona dyshohet se janë nën rrënoja, raporton CNN.
Deri tani një person është konfirmuar se ka humbur jetën, ndërsa forcat e kërkim shpëtimit janë duke punuar.
Shembja e godinës 12-katëshe ndodhi rreth orës 2 të mëngjesit.
“Një person ka vdekur dhe të paktën 10 të tjerë të plagosur, morën ndihmën e parë në vendin e ngjarjes”, tha kryetari i Bashkisë i Surfside, Charles Burkett.
“Kjo është një katastrofë e tmerrshme. Në Shtetet e Bashkuara, ndërtesat thjesht nuk shemben”, tha Burkett.
Krahas rezidentëve të përhershëm në ndërtesë mendohet se banojnë edhe persona të cilët kalojnë muajt e dimrit në Florida.
Një zyrtar i shërbimit zjarrfikës tha se u arritën të shpëtohen 35 vetë.
Sipas Guvernatorit të Floridës Ron DeSantis ekzistojnë gjasat që nën rrënoja të ketë edhe më shumë viktima. Autoritetet e kanë ende të paqartë se sa njerëz ishin brenda në godinë në orën 2 të mëngjesit kur u shëmb një pjesë e pallatit.
Ndërtesa me 130 apartamente është ndërtuar në vitin 1981 dhe rreth 80 prej tyre janë të zëna me banorë.







