HomeAktualitetBujar Leskaj në përkujtimin e gjenocidin grek ndaj popullsisë autoktone shqiptare: Çamëria,...

Bujar Leskaj në përkujtimin e gjenocidin grek ndaj popullsisë autoktone shqiptare: Çamëria, plagë kombëtare!

Advertismentspot_img
Nga Bujar Leskaj

Çamëria, plagë kombetare !
Sot, në 26 Qershor 2021 përkujtuam gjenocidin grek ndaj popullsisë autoktone shqiptare të Çamërisë.
Gjenocidi grek ndaj popullsisë çame nisi më 27 Qershor 1944, nën udhëheqjen e gjeneralit famëkeq Napoleon
Zerva. Masakra më e egër ndaj shqiptarëve autoktonë myslimanë u krye në rajonin e Paramithisë. Forcat e Lidhjes Kombëtare
Republikane Greke (EDES) hynë në qytet dhe vranë rreth 600 shqiptarë myslimanë. Popullsia e Parathimisë u kap në befasi. Numri i civilëve të vrarë ka qenë: në Filat 1286, në Igumenicë 192, në Parga 620 dhe gjatë periudhës 27 Qershor 1944 deri në Mars 1945, u vranë 2771 civilë.
Si pasojë e këtij gjenocidi, rreth 25.000 shqiptarë autoktonë pjesë e popullsisë myslimane të Çamêrisë, u shpërngulën dhe u vendosën në qytetet shqiptare. Gjatë shpërnguljes së tyre drejt Shqipërisë, rreth 2400 njerëz kanë humbur jetën gjatë rrugës, për shkak të mungesës së ushqimit dhe vuajtjeve.
Kuvendi i Republikës së Shqipërisë më datë 30 Qershor 1994 e shpalli 27 Qershorin si “Dita e gjenocidit ndaj shqiptarëve të
Çamërisë nga shovinizmi grek”. Shumë pjestarë të komunitetit Çam, dhe lab, më 27 Qershor të çdo viti, përkujtojnë në Qafë-Botë të afërmit e tyre që humbën jetën gjatë ketij gjenocidi.
Së bashku me Kryetarin e PD Dega Sarandë, kandidatët për deputet të PD, kryetarin e shoqatës Çamëria për Sarandën dhe te rinj nga FRPD Vlorë kryem homazhe dhe vendosëm kurora me lule në varrezat e Kllogjerit në Konispol.
Çamëria, plagë që ende kullon gjak.
Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular