Një aksident i rëndë ka ndodhur në kryqëzimin e Tales. Janë përplasur një automjet me një motorr. Drejtuesi i motorrit është dërguar në spitalin rajonal të Lezhës në gjendje të rëndë shendetësore. I plagosur ka mbetur edhe një fëmijë që udhëonte në motor me babain e tij.
Në vijim të informacionit paraprak burimet nga policia shpjegojnë se drejtuesi i mjetit shtetasi Valentin Boçi është i shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Drejtuesi i motoçikletës shtetasi Viktor Leshi ,40 vjeç, banues në Tale ,i cili mbeti i demtuar bashkë me djalin e tij të mitur.
Policia ne vendin e ngjarjes.
Ja njoftimi i policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Lezhë-Milot,në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Tales” mjeti tip “Fiat ” është përplasur me një mjet motoçikletë, ku si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë drejtuesi i motoçikletës dhe fëmija i tij i mitur.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e personave të dëmtuar.