Masakra e Velipojës me 4 viktima e ndodhur për shkak të neglizhencës së shtetit, ka tronditur opinionin publik.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha shkruan me ironi në Facebook, atë që pritet të ndodhë në polici, pas masakrës së Velipojës
Reagimi i Anila Hoxhës:
Çfarë do ndodhë mbas masakrës së Velipojës?
Veliu për të ruajtur veten, do shkarkojë Drejtorin e Shkodrës Niko Brahimi. Niko pas ca ditësh shkon drejtor tek mbrojtja e dëshmitarëve .
Në Shkodër shkon me ceremoni solemne i komanduar ose nëndrejtori, ose ndonjëri afër rrethit te besimit.
Veliun e thërret ministri, edhe pse ky i fundit ka ca krisje me të dhe nuk e ka shumë qejf. Veliu i tregon Çuçit që nuk e ka fajin policia dhe se nuk kishte informacion për konflikte.
Të hënën, RENEA, FNSH dalin në rrugë, ca në male hashashi e ca ne qytetet e krimit. Mbas disa orëve show, do kapen ca pistoleta, ca makina pa letra.
Me pas, dy tre shefa do lëvizen.
Do bëhet mbledhje analitike në drejtori, zyra e shtypit exclusivisht përmes whatsappeve do shpërndajë fotot me mesazhet kundër krimit.
Krimi do trembet nja 5 a 6 orë e do shmangë postblloqet që janë ngritur dhe… Kaq.








