HomeAktualitetShoqatat e bareve dhe restoranteve i kërkon Ramës, hapjen e plotë dhe...

Shoqatat e bareve dhe restoranteve i kërkon Ramës, hapjen e plotë dhe heqjen e orës policore

spot_img

Shoqata ‘Bar Restaurants & Clubs’ ka bërë një përpjekje sot për t’i dhënë fund së ashtuquajturës orë policore që qëndron në fuqi në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë një vit më parë, në kushtet kur situata e infektimeve në vend është përmirësuar dhe tashmë  vendasit dhe turistët e huaj janë lejuar të frekuntojnë pikat e pushimit.

“Bar Restaurants & Clubs” i ka dërguar një kërkesë Kryeministrit Edi Rama dhe tre ministrave përgjegjës për situatën, Manastirliu, Ahmetaj dhe Shalsi, për ta rishikuar vendimin e orarit të mbylljes për bizneset që ushtrojnë aktivitet në fushën e bareve, restoranteve dhe klubeve të natës, të cilat duhet të qëndrojnë mbyllur pas mesnate.

Shoqata kërkon “heqjen e kufizimeve orare e te distancës për baret, restorantet dhe klubet përfshirë kufizimin orar të muzikës; Lejimin pa kufizim të aktivitetit të klubeve të natës në mjedise të hapura; Lejimin pa kufizim të aktivitetit të klubeve të natës në mjedise të mbyllura dhe anulimin e orës policore për qytetarët.

Shoqata argumenton se “një qytet pa bare, restorante e klube cilësore është  pa interes. Një qytet pa jetë nate është fjetore. Një qytet e një vend, që synon të tërheqë e argëtojë turistë të huaj, nuk mund ta bëjë këtë pa bare, restorante e klube cilësore të ditës e të natës.

Në vijim, letra e plotë e Shoqatës “Bar Restaurants & Clubs’ drejtuar Qeverisë.

Te nderuar z. Ministra

Duke mirëkuptuar situatën e pandemisë së COVID-19 dhe masat parandaluese te ndermarra ne kohe te ndryshme ne, përfaqësuesit e subjekteve që ushtrojnë aktivitetin në fushën e bareve, restorantevedhe klubeve sjellim ne vemendje se sot, pas me shume se 15 muajve te zbatimit te ketyre masave kemi qene e jemi ndër më të dëmtuarit nga kjo situatë. Ne vecanti e me i demtuar nga te gjithe ka qene e mbetet aktiviteti i klubeve te nates per shkak te ndalimit total te ketij aktiviteti.

Nje qytet pa bare, restorante e klube cilesore eshte i pa interes. Nje qytet pa jete nate eshte fjetore. Nje qytet e nje vend, qe synon te terheqe e argetoje turiste te huaj,nuk mund ta beje kete pa bare, restorante e klube cilesore, te dites e te nates.  Nga ana tjeter, aktiviteti yne i jep pune e te ardhura shume personave, vecanerisht te rinjve, dhe eshte baze e formimit profesional, e krijimit te dijes, pervojes, inovacionit, sjelljes, artit, muzikes e kultures moderne aq sa edhe e konservimit dhe promovimit te tradites.

Te gjitha keto jane vene ne rrezik per shkak te pasojave mbi sektorin tone qe tejkalojne kufijte e te imagjinueshmes. Kufizimet orare, te distances, te muzikes apo ndalimet absolute te aktivitetit te nates – si kufizime te drejtperdrejta – kombinuar me efektet indirekte te kufizimeve te pergjithshme ne ekonomi, shoqeri, arsim, sport, levizje urbane, nderurbanee nderkombetare, etj, kane shkaktuar renie drastike te te ardhurave neto, e qe per shume operatore e per periudha te gjata, kane qene, jane e pritet te jene negative.

Sjellim ne vemendje se demi, i pesuar dhe i pritshem, nuk eshte vetem financiar por edhe profesional si dhe i burimeve njerezore(krijuar me mund e perpjekje ne sa e sa vite)si pasoje e lodhjes prej kufizimit apo ndalimit te aktiviteve si dhe e mungeses se perspektives, humbje e deshperim ky qe perfshin jo vetem investitoret e sektorit por mijera njerez, djem e vajza, burra e gra, qe punojne e kane lidhur jeten, profesionin, karrieren, emocionet me kete sektor sherbimi.

Duke vleresuar permiresimet ne situaten e pandemise dhe rrezikun e pritshem shume te ulet pergjate sezonit veror, duke konsideruar edhe qe komuniteti qe frekuenton baret, restorantet dhe vecanerisht klubet e nates, kryesisht i moshave te reja e te mesme, eshte me shume gjasa teresisht i imunizuar natyralisht ose i vaksinuar, e duke konsideruar edhe ecurine pozitive te vaksinimit masiv te moshave me te vjetra (prinder e gjysher te te pareve), kerkojme te konsiderohen nga autoritete shendetesore dhe qeveria kerkesat tona si vijon:

Heqja e kufizimeve orare e te distances per baret, restorantet dhe klubet perfshire kufizimin orar te muzikes

Lejimin pa kufizim te aktivitetit te klubeve te nates ne mjedise te hapura

Lejimin pa kufizim te aktivitetit te klubeve te nates ne mjedise te mbyllura

Natyrisht kjo kerkon edhe anulimin e ores policore per qytetaret

Kufizimet ne fuqi mbeten ato te pergjithshme ne situate jo pandemie kombinuar me rregullat specifike parandaluese te higjenes lidhur me COVID19.

Keto masa mund te merren si fillim me afat vetem per sezonin veror dhe,ose te vlejne per te gjithe territorin ose te pakten te zbatohen ne zonat me rol te rendesishem ne furnizimin me sherbime bar, restorante dhe klube,dite e nate nate, te flukseve turistike ne qendrat e qyteteve kryesore te vendit si dhe ne zonat turistike, bregdetare, historike apo malore.

Duke ju uruar sukses në zbatimin e politikave dhe pergjegjesive Tuaja,

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular