HomeAktualitetTre fëmijë iu gjetën të vdekur në shtëpi/ Arrestohet nëna 28 vjeçare

Tre fëmijë iu gjetën të vdekur në shtëpi/ Arrestohet nëna 28 vjeçare

spot_img

Një nënë 28-vjeçare nga Los Angelesi i Shteteve të Bashkuara është arrestuar, pasi autoritetet i gjetën tre fëmijë të vdekur në shtëpinë e saj. Të tre fëmijët ishin nën moshën 3-vjeçare.

Një televizion lokal raportoi se policët shkuan në shtëpinë e të dyshuarës rreth orës 12 e 45 minuta në mesditë dhe gjetën dy djem e një vajzë pa shenja jete në dhomën e gjumit.

Fëmijët u shpallën të vdekur në vend, ndërsa autoritetet po e cilësojnë rastin si të dyshimtë, shkruan Fox News.

Gazeta “Los Angelez Times” raportoi se policia iu përgjigj thirrjes për të shkuar në shtëpinë e të dyshuarës pas ankesës së dy fëmijë nuk po marrin frymë

Policët që shkuan në vendin e ngjarjes më pas gjetën edhe një fëmijë tjetër që nuk po merrte frymë. Zyrtarët u munduan që të ofrojnë ndihmë të parë, por veprimi i tyre ishte i pasuksesshëm, sepse fëmijët nuk shfaqën shenja jete.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular