Gazetari Ylli Dylgjeri, ka reaguar në lidhje me mgeoperacionin “Shpirti”, ku janë arrestuar 28 shqiptarë, mes tyre edhe prokurori Maksim Sota.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, thotë se policia e shtetit është një kabanon i kontaminuar nga infeksionet e politikes së ditës, teksa shton se policia e shtetit ka dështuar.
Ai shton se Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së shtetit ia kanë marrë shpirtin trafiqet dhe tenderat, teksa thekson se një strukturë e droguar nuk mund të ristrukturohet.
“Një strukturë e droguar nuk mund të ristrukturohet
Kryeministri Edi Rama u shpreh për Euroneës Albania se “Policia e Shtetit ka një nevojë të madhe sa i përket teknologjisë…dhe se ristrukturimi i saj do të ndodhë me shpejt nga çfare ishte planifikuar!”
Kjo është farsa e rradhës e Kryeministrit te lodhur.
Kjo është sërrisht një gënjeshter. Policia e shtetit po tregohet si nga monitoruesit e huaj ashtu edhe nga publiku se është një kabanon i kontaminuar nga infeksionet e politikes së dites. Dhe si një kabanon i tille duhet groposur per të ngordhur infeksionin. Çdo ditë lajme, ngjarje, krime, dështime dhe ndalime nga rradhet e saj. Drejtimi i Policise ka deshtuar ne format. Ministra te inkriminuar, Drejtorë te akuzuar e te ndaluar, police te pezulluar e te larguar në drejtim të paditur. Nje Ministri qe i ka humbur Statusi i Nëpunësit Civil duke u kthyer ne Ministripolitike, me nepotizem e kusherinj. Askush nuk beson më se mund të ribëhet nga ato që e sollën në këtë ditë. Edhe pse trumbetuan Vetingun në rradhët e policisë e sërisht dështim.
Pas Vetingut ndodhen arrestime siç qe rasti i “Operacionit Shpirti”. Por, Policisë së Shtetit dhe Ministrise se Brendshme tashme ia kane marre me kohe shpirtin trafiqet dhe tenderat. Ja kanë marre shpirtin drejtuesit e paafte e te inkriminuar, ja ka marre shpirtin “fryma Tahiri”, “pordhet Lleshi”, dhe “injoranca Veliu”.
Ndaj asnje besim se do te kemi nje ristrukturim ne aspektin organizativ, ne drejtim, dhe ne burimet njerzore. Mendesia e çimentuar ne vitet e Rilindjes do te pjelle vetem kriza te reja. Nje strukture e droguar ne rrenje do rrise vetem canabis.
Njerez behuni vigjilent! Radaret jane fikur.”