HomeKronikeZagani: Festim Lelaj kishte ulur pazarin për kalimin e drogës, nga 25...

Zagani: Festim Lelaj kishte ulur pazarin për kalimin e drogës, nga 25 mijë në…

spot_img

Detaje të reja kanë dalë nga megaoperacionin “Shpirti”, ku në pranga kanë rënë 28 persona mes tyre edhe prokurori Maksim Sota.  Ndërkohë mes të arrestuarve ishte edhe ish-nënkomisari i Policisë së Fierit, Festim Lelaj.

Në një intervistë për edicionin e lajmeve të RTV Ora, Dritan Zagani është shprehur se me të ardhur Tahiri, Lelaj u emërua si shefi i hetimit të drejtorisë së Kufirit të Vlorë madje kishte ulur pazarin  për kalimin e drogës nga 25 mijë që ishte asokohe në 15 mijë euro.

“E dini ju me të marrë Ministrinë e Brendshme, Saimir Tahiri, Festim Lelaj është emëruar shefi i hetimit të drejtorisë së Kufirit të Vlorë në atë kohë. Nuk e dinit.

Pse vajti? Shkoi atje si i pëlqyeri i atyre që morën në dorë Drejtorinë e Vlorës dhe Vlorën, e pushtetin në atë kohë që të ishte mbështetja e tyre direkte në drejtim të trafikut të drogës.

Madje ai ishte aq trafikant saNë atë kohë flitej që trafikantët jepnin 20-25 mijë euro, për të liruar vendin për të kaluar një gomone, ndërkohë Festimi e kishte ulur pazarin e kishte bërë 15 mijë. Se ishte në shërbim të tyre.

Poshtë e lartë dëgjohet kështu e ashtu, askush nuk ve pikat mbi i. Pse Festimi ishte në atë pikë kyçe, komandonte e drejtonte trafikun e drogës në Vlorë se nga lart ishin marrë direktivat.” shprehet ai.

Zagani thotë se pas Festim Lelajt ishte strukturë e mirëorganizuar dhe se Lelaj është “peshk i vogël”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular