Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Krujë pasi një 51-vjeçar ka vrarë bashkëshorten e tij me thikë.
Ngjarja
Artan Ismalaja, 51-vjeçari që vrau gruan e tij me thikë mëngjesin e sotëm ishte kameraman me profesion. Mësohet se Artan dhe Klarita Ismalaja, 45 vjeçe jetonin në Tiranë dhe nuk kishin probleme me njëri-tjetrin.
Ata madje kishin hapur edhe një dyqan pranë fakultetit të inxhinierisë së ndërtimit. Por, mëngjesin e sotëm të dy u nisën drejt Bubqit. 51-vjeçari Artan Ismalaj është futur bashkë me të shoqen në oborrin e një stalle lopësh pas një kamioni që do të shkarkonte ushqim për lopët.
Aty Ismalaja ka vrarë gruan me thikë, dhe më pas ka tentuar të qëllojë dhe veten. 51-vjeçari ndodhet në spital, në gjendje kritike për jetën.