HomeKronikeEMRI/Vdes tragjikisht 20-vjeçari në Durrës, i shpërtheu goma e kamionit në servis

EMRI/Vdes tragjikisht 20-vjeçari në Durrës, i shpërtheu goma e kamionit në servis

spot_img

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Durrësit pasi një 20-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 14/1 në Kënetë.

20-vjeçari R.T ka humbur jetën pasi shpërtheu goma e kamionit në një servis ku punonte.

20-vjeçari në foto është i riu që humbi jetën sot teksa rroga e një kamioni i shpërtheu në duar, teksa punonte në gomisteri. Rafael Talaj humbi jetën në vendin e tij të punës pas një incidenti që ndodhi gjatë momentit kur frynte gomën.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 08:50, në lagjen nr.14/1 në Kënetë të Durrësit. Sipas dëshmitarëve shpërthimi i gomës ishte shumë i fuqishëm, ndërsa shtuan se ndihma e shpejtë të riut iu dha shumë vonë, duke bërë që ai të ndërronte jetë

Mësohet se i riu kishte kohë që punonte dhe siguronte të ardhurat për familjen e tij, ndërsa fati i tij u pre në mes pas incidentit që i mori jetën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular