Nga Flamur Hoxha
Si deputet i zgjedhur me votën e qytetarëve pa dallime partiake, deklaroj se jam në krah të banorëve të Gostilit që nuk shpronësohen drejt, saktë dhe në kushte tregu për tokën e tyre. Kuksianët të ndëshkuar rëndë në kohën e diktaturës kur jua morën tokë e troje për Liqenin e Fierzës, nuk janë kundër zhvillimit, nuk janë kundër urbanizimit, kundër ndërtimit, por nuk duhet që shteti t’i shkelë me forcë të drejtat e tyre.
Duhej me kohe të kompensoheshin banoret per token nën ujin e Liqenit te Fierzes prej gati gjysëm shekulli. Sot kur po diskutohet dhe pritet transparence per gjithe komunitetin per planin e hyrje-daljes në qytet, plan i cili dëmton cdo banor, punimet vazhdojnë pa plan, pa leje, pa kompesim me vlere tregu.
Rilindja pa ligj e me maliq prej 2013 cdo dite po dhunon shqiptarët duke bërë çmos ti varferojë e ti largoje cdo dite prej vendit të tyre.
Ndaj i bëj thirrje strukturave përkatëse, si deputet, të mos nëpërkëmbin të drejtat e ligjshme të kuksianëve se do të përballen me ligjet e shtetit. E drejta vonon por nuk harron.