Është inaguruar pasditen e se shtune me 3 korrik rrjeti i hoteleve Mövenpick në vendin tonë në Durrës. Hoteli, i pari i rrjetit Accor në Shqipëri hap kështu dyert për turistët e parë. Ceremonia u zhvillua në Gjirin e Lalzit, një nga plazhet më të njohura dhe të preferuara nga pushuesit në bregdetin e Adriatikut. Plazhi ka standarde shumë të larta dhe është një nga destinacionet më të preferuara, si për vendasit, edhe për turistët, me një pamje spektakolare të shkëmbinjve e detit të bukur Adriatik. Në ceremoni mori pjesë edhe Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, që mbështeti këtë investim supermodern.
Hoteli i parë ndërkombëtar “premium brand” në vend ngrihet në gjirin e një peizazhi joshës e plot jetë dhe është vendi ideal për një “arratisje shqiptare”. Në fillim të korrikut, Mövenpick Hotel Lalëz Durrës, do të çelë dyert për miqtë e parë e do t’i ftojë të zbulojnë botën dhe mikpritjen e njërës prej markave më të njohura premium në të gjithë botën. Hoteli është një oaz perfekt në Gjirin e Lalzit, një vend i preferuar si nga turistët e huaj, ashtu edhe ata vendas. Ai të mrekullon me arkitekturën moderne dhe luksoze. Ndihemi krenarë e të entuziazmuar të presim miqtë e parë në hotelin tonë. Marka Mövenpick ofron një përvojë të vërtetë premium dhe momente të paharrueshme për të gjithë miqtë. Jemi të sigurtë që Hoteli Mövenpick Lalëz Durrës, me përvojën e jashtëzakonëshme të mikëpritjes dhe pozicionin gjeografik, është një destinacion që nuk duhet humbur. Jemi të lumtur që turistët shqiptarë e të huaj do të kenë mundësinë e zbulimit të mrekullisë së Gjirit të Lalzit – thotë Dod Doçi, administratori i Mövenpick Hotel Lalëz Durrës.
Hoteli ofron 80 dhoma me hapësira të bollshme dhe të pajisura në mënyrë shumë cilësore, që do të fitojnë menjëherë zemrat e çdo miku. Restoranti dhe bari do të servirin menutë e veçanta, për të cilat marka njihet botërisht. Përvoja premium mbështetet nga një numër i madh shërbimesh si zona SPA, dhomat me avull dhe kripë, të cilat ofrojnë qetësinë dhe çlodhjen e dëshiruar. Për ata që preferojnë një fillim aktiv dhe energjik të ditës, hoteli ofron një qendër fitnesi të kompletuar me të gjitha pajisjet e duhura. Mövenpick Hotel Lalez Durrës ofron gjithashtu pishina në mjediset e brendshme e të jashtme. Mövenpick Hotel Lalëz Durrës ndodhet në një nga zonat më bukura të bregdetit Adriatik. Ai të dhuron një pamje spektakolare të detit e shkëmbinjve dhe është shndërruar në një vendpushimi të preferuar për të gjithë turistët vendas dhe të huaj.Inagurohet rrjeti i hoteleve “Mövenpick” në Shqipëri,
Mövenpick Hotel është i pari hotel luksoz Accor në Shqipëri dhe i dyti pas MGallery. Falë marrëveshjes së nënshkruar me Lura sh.p.k, ky hotel do të shndërrohet në një pikë referimi për tregun vendas e do të jetë një hap i madh për industrinë e turizmit në Shqipëri. Ai do t’i sigurojë Shqipërisë një vend dhe më të mirë në hartën e industrisë botërore të turizmit. Cilësia premium, ndërthurur me përvojën e paharrueshme të klientëve në një vend plot perla si Shqipëria, do të fitojë zemrat e të gjithë klientëve.
Mövenpick ka një rrjet prej më shumë se 90 hotelesh në 25 vende të botës dhe është themeluar në Zvicër në vitin 1973. Duke iu siguruar klientëve një përvojë të bukur, të qetë e të pakrahasueshme, nga ora e çokollatës në pasdite, te teknologjia e personalizuar e gjumit për një natë çlodhëse apo menutë zbavitëse e të shëndetshme të fëmijëve, krijuar enkas për ta, Mövenpick ofron një mjedis miqësor e të ngrohtë për turistët, partnerët e biznesit dhe punonjësit.
Nëse ende nuk e kishit menduar se ku do i kalonit pushimet këtë verë, mos hezitoni. Mövenpick është padyshim zgjedhja e duhur.